Efektivë të Policisë së Shtetit dhe asaj bashkiake kanë mbërritur këtë pasdite te ndërtesa nr.15 në vendin e quajtur ‘Qyteti Studenti’ në Shqipëri, e banuar me familjarë.
Policia ka kërkuar që banorët të dalin nga ndërtesa me pretendimin se ka pësuar dëmtime nga tërmeti i 26 nëntorit. Nga ana e tyre familjarët kanë refuzuar urdhrin e policisë, duke theksuar se ndërtesa nuk ka pësuar lëndime.
Ata deklarojnë gjithashtu se urdhri iu ka mbërritur në orët e vona të pasdites, duke mos iu lënë hapësirë akomodimi diku tjetër. Banorët akuzojnë kryebashkiakun Erion Veliaj se po përfiton nga situata për t’i nxjerrë ata jashtë.