image Policia serbe kapë afër 1 milion euro në pikën kufitare të Preshevës

Rajon

Policia serbe kapë afër 1 milion euro në pikën kufitare të Preshevës

news image

Në pikën kufitare të Preshevës, doganierët serbë kanë penguar tentativën e dy të huajve, për të nxjerrë jashtë Serbisë 700 mijë euro dhe bizhuteri me vlerë e cila sillet rreth 1 milionëve. 

Gjithashtu është sekuestruar një veturë BMW me targa gjermane. Vlera totale e parave, bizhuterive dhe makinave të zbuluara është 840.000 euro.

Kontrolli rutinë doganor në pikën kufitare të Preshevës me Maqedoninë Veriore, është kthyer në zbulimin e deritanishëm të përpjekjes më të madhe për nxjerrjen e parave dhe bizhuterive jashtë Serbisë.

Sipas autoriteteve serbe, u arrestuan shtetasi gjerman A.A. (36) dhe ukrainas A.N. (40), me 600 mijë euro dhe 125 mijë dollarë amerikanë në kuti dhe çanta të gjetura në një automjet BMW me targa gjermane.

Të gjitha paratë e zbuluara, gurët e çmuar, vetura, si dhe personat e dyshuar tani janë në kompetencë të Prokurorisë së Lartë Publike në Vranjë dhe kundër tyre do të fillojë procedura penale“, njofton Drejtoria doganore e Serbisë.

/GazetaSinjali/