Një qytetar holandez ka treguar se policia kufitare serbe ia ka anuluar të gjitha vulat hyrëse të Kosovës, transmeton Gazeta Sinjali.
Vincent W .J. van Gerven Oei në një postim në Twitter ka shkruar se patrulla serbe kufitare i ka vendosur vulën “Anulim”, në të gjithë vulat e Kosovës.
“Patrulla kufitare serbe është patetike e fëmijërore, duke i vulosur të gjitha vulat kosovare të hyrjes me ‘ANULIM’”, ka shkruar ai. /Gazeta Sinjali/
Serbian border patrol being pathetically childish, stamping all my Kosovar entry stamps with “CANCELED” ???? pic.twitter.com/KcPEj1y8oQ
— Vincent W.J. van Gerven Oei (@ontakragoueke) September 25, 2021