image Policia publikon videon e vjedhjes së veturës në Ferizaj, kërkohet ndihmë për kapjen e të dyshuarit

Siguri

Policia publikon videon e vjedhjes së veturës në Ferizaj, kërkohet ndihmë për kapjen e të dyshuarit

news image

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, në bazë të autorizimit nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka lëshuar kërkesë për bashkëpunim me qytetarët, me qëllim identifikimin dhe vendndodhjen e një personi që është në kërkim policor, nën dyshimet për veprën penale ‘’Vjedhje e rëndë’’.

Policia njofton se ‘’Vjedhja e rëndë’’ ka ndodhur me datën 04.04.2022  rreth orës 00:25 në rrugën ‘’Sali Çeku’’, saktësisht në parkingun para market ‘’Ari’’ në Ferizaj, ku një person i gjinisë mashkull (si në video) dyshohet se ka kryer vjedhjen e një automjeti GOLF VII ngjyrë e kaltër me targa vendore.

“Policia kërkon nga qytetarët që, kushdo që ka ndonjë informacion rreth këtij personi, si në video, të lajmërojnë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë: 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406. Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë”, thuhet në apelin e policisë.

/GazetaSinjali/