image Policia publikon video nga aksioni i anti-drogës ku u arrestuan pesë persona

Siguri

Policia publikon video nga aksioni i anti-drogës ku u arrestuan pesë persona

news image

Policia e Kosovës ka zhvilluar sot një aksion në fshatrat Bec dhe Brovinë si dhe në qendër të Gjakovës, me ç’rast janë arrestuar pesë persona nga Njësia e Antidrogës.

Gjatë kontrollit policia ka konfiskuar mbi 9 kilogramë marihuanë, 140 fara që dyshohet të jenë kanabis sativa, gjashtë gërshërë për krasitjen e bimëve narkotike, 28 bimë narkotike kanabis sativa, katër peshore për matje, foli të tejdukshme, 11 fishekë të kalibrave të ndryshëm, katër vetura dhe katër celular.

Pesë të dyshuarit janë B.I., 51-vjeçar, Sh.I., 44-vjeçar, M.I., 28-vjeçar, F.M., 32-vjeçar dhe U.Q., 51-vjeçar.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë.

/GazetaSinjali/