Një polic me inicialet V.H. është ka shtënë me armë zjarri ndaj një qytetari me inicialet L.S. në Gjilan, duke e lënë atë të vdekur.
Gazeta Sinjali mëson se momentalisht polici i dyshuar për vrasjen po intervistohet në stacionin policor të Gjilanit.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani ka konfirmuar më herët arrestimin e policir, derisa ka bërë të ditur se ai është ndaluar në stacionin policor për 48 orë.
Nga Inspektorati Policor i Kosovës i cili po merret me këtë rast, ka njoftuar se polici V.H. është suspenduar nga puna. Në momentin e vrasjes, IPK thotë se polici ishte jashtë detyrës zyrtare.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 05:00 në rrugën “Nato 99” në Gjilan, ndërkaq ende nuk janë mësuar motivet e kësaj vrasjeje. /Gazeta Sinjali/