image Policia parkon automjetin në trotuarin e një rruge në Prishtinë

Kosovë

Policia parkon automjetin në trotuarin e një rruge në Prishtinë

news image

Një automjet i Policisë së Kosovës është parë para pak minutash i parkuar në trotuar në rrugën “Nazmi Gafurri” në Prishtinë.

Një sinjalizues ka dërguar një fotografi në adresën e Gazetës Sinjali, ku shihet se automjeti i Policisë është parkuar në trotuar, me ç’rast e kishin bllokuar rrugën.

Sinjalizuesi tha se njëri nga policët ishte duke pirë cigare brenda automjetit.

Më poshtë mund ta shihni fotografinë e dërguar nga sinjalizuesi, ku shihet se është bllokuar rruga dhe ka vështirësuar qarkullimin e veturave. /Gazeta Sinjali/