Gazeta Sinjali raportoi pak më parë se dyshohet që është gjendur një bombë në Stacionin e Autobusëve. E përgjegjës dyshohet të ketë qenë një person i cili e kishte lajmëruar vetë Policinë.
“Rreth orës 14:00, kemi pranuar një telefonatë anonime, përmes së cilës një person ka deklaruar se ka vendosur mjete shpërthyese në Stacionin e Autobusëve, në Prishtinë. Menjëherë policia ka ndërmarrë të gjitha masat e sigurisë në atë zonë. Në një perimetër të caktuar ka evakuuar qytetarët, ndërkohë që janë angazhuar njësitet përkatëse për trajtimin e informatës“, kanë thënë nga Policia për Sinjalin.