image Policia në Vërmicë sekuestron mbi 100 kilogramë duhan

Siguri

Policia në Vërmicë sekuestron mbi 100 kilogramë duhan

news image

Policia e Kosovës njofton se pasditen e sotme ka ndaluar një veturë në Vërmicë, nga e cila ka sekuestruar duhan të papërpunuar, shkruan Gazeta Sinjali.

Nëpërmjet njoftimit në Facebook nga Policia, theksohet se duhani ka peshuar 107 kilogramë.

Në pikëkalimin kufitar në Vërmicë, Policia e Kosovës në bashkëpunim me Doganën e Kosovës, pas dyshimeve të ngritura lidhur me një veturë që drejtohej nga një person i dyshuar, të njëjtën e kanë selektuar për kontroll në vijën e dytë. Gjatë kontrollit më të detajuar në vijën e dytë, në bagazhin e veturës është gjetur duhan i grirë (i papërpunuar), 10 thasë. Është bërë matja nga kompetentët e Doganës ku duhani ka rezultuar me peshë 107 kg. Dogana e Kosovës është marrë me rastin”, njofton PK-ja.

/Gazeta Sinjali/