image Policia në SHBA qëllon për vdekje një të dyshuar për vrasje

Botë

Policia në SHBA qëllon për vdekje një të dyshuar për vrasje

news image

Policia e Maryland  në Florida të SHBA-së ka qëlluar për vdekje një të dyshuar për vrasje pas përpjekjes për arrestim, raportojnë mediat amerikane, transmeton Gazeta Sinjali.

Policia tha se ngjarja ndodhi ndërsa oficerët u përpoqën të arrestonin një njeri të kërkuar për vrasje në Jacksonville.

Një person ka vdekur dhe një oficer policie është plagosur pasi u qëlluan kur Policia e qarkut  Montgomery u përpoq të arrestonte një të dyshuar që ata thonë se ishte i kërkuar për vrasje.

Incidenti ndodhi të martën pasdite në Laurel, ndërsa shumë oficerë nga Montgomery County ishin të përfshirë në të shtënat, tregojnë nga departamenti.

Ata thanë se i dyshuari ka vdekur, gjersa gjendja e oficerit nuk dihet në këtë kohë.

Policia e qarkut të Prince George ka treguar përmes një postimi në Twitter se po marrin përsipër hetimin dhe azhurnimet e mëtejshme.

“Një oficer i MCP u qëllua nga i dyshuari. Gjendja e oficerit është e panjohur në këtë kohë. I dyshuari ka vdekur. MCP do të ofrojë azhurnime pasi konfirmohet informacion shtesë”, thuhet në njoftim.

Oficerët e MCP-së kanë qenë të përfshirë në një të shtënë në Qarkun e Prince George. Oficerët e MCP po përpiqeshin të arrestonin një të dyshuar të kërkuar për një vrasje që ndodhi në Jacksonville, Florida

Departamenti nuk specifikoi kur do të bëhen ato azhurnime, por ka ngritur një zonë të inskenimit mediatik në Shkollën Fillore Montpelier aty pranë. /Gazeta Sinjali/