image Policia në Jarinjë ia gjen serbit një mitraloz të ndryshkur në veturë, udhëtonte ilegalisht për në Serbi

Siguri

Policia në Jarinjë ia gjen serbit një mitraloz të ndryshkur në veturë, udhëtonte ilegalisht për në Serbi

news image

Policia Kufitare e Kosovës, në Sharpelj- Jarinjë, në brezin kufitar Republika e Kosovës-Serbi, ka ndaluar një person me iniciale M.J. i lindur më 1984.

Ai ishte duke drejtuar automjetin Golf karavan, ngjyrë e bardhë, me targa serbe, i cili udhëtonte në drejtim të Serbisë përmes rrugëve ilegale.

Gjatë realizimit të kontrollit të automjetit, konkretisht në bagazh të automjetit, i është gjetur një armë automatike (mitraloz).

Policia e Kosovës ka ndërmarr veprimet e nevojshme ligjore, arma është konfiskuar.

Pas konsultimit me prokurorin ndaj të dyshuarit është iniciuar lënda në procedurë të rregullt për “Kalim të pa autorizuar të vijës kufitare” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, thuhet në njoftimin e policisë.

348618206 165138516514288 3286680682105108561 n
348587364 244908654797034 8862277081675805904 n
348863374 142684752133404 2160802258652167283 n

/GazetaSinjali/