image Policia në Gjakovë e ndali për mosmbajtje të maskës, i gjeti edhe armë zjarri në xhep

Siguri

Policia në Gjakovë e ndali për mosmbajtje të maskës, i gjeti edhe armë zjarri në xhep

news image

Në rrugën “Fehmi Agani” në Gjakovë, Policia po shqiptonte gjoba për mosmbajtjen e maskave, por rastisi në një person të dyshimtë, shkruan Gazeta Sinjali.

Siç ka mësuar Sinjali, gjatë kontrollit i është gjetur një armë zjarri në xhep dhe menjëherë është dërguar në Stacionin Policor.

Për këtë rast ka dhënë detaje edhe zëdhënësi i Policisë në Gjakovë, Nysret Gjurkaj.

Me datë 11.03.2021 rreth orës 10:00 në Gjakovë, derisa patrulla  policore ishte në patrullim, kanë ndaluar personin e lartëcekur dhe të njëjtin në bazë të disa dyshimeve i është bërë kontroll sipërfaqësore, me ç’rast në xhepin e të dyshimtit është gjetur një armë zjarri me karikator dhe 13 copë . Personi i dyshuar është arrestuar dhe është shoqëruar në stacion policor”, njoftoi Gjurkaj për Sinjalin.

Sinjali mëson se po ashtu është njoftuar edhe Prokurori i Shtetit dhe me urdhër të tij, i dyshimti është liruar kurse arma me fishekë janë konfiskuar. /Gazeta Sinjali/