Policia e Kosovës në Prishtinë është duke ndalur veturat të cilat janë në qarkullim edhe pas orës 21:00.
Për shkak të rritjes së rasteve të reja me COVID-19, qeveria ka marrë vendim që qytetetarëve të Prishtinës të ju mohohet e drejta për lëvizje të lirë pas orës 21:00, si masë parandaluese ndaj koronavirusit.
Në rrugën “Luan Haradinaj”, të Prishtinës, policia janë duke kryer punën e tyre ndaj atyre që nuk janë duke respektuar masën kufizuese.
Përmes disa fotografive, shihen disa vetura të ndalura pikërisht për këtë arsye./ Gazeta Sinjali/