image Policia ndërpret tri dasma, merren masa ndaj pronarëve

Kosovë

Policia ndërpret tri dasma, merren masa ndaj pronarëve

news image

Tri ahengje në të cilat kishte mbi 30 persona, pjesëmarrës, janë ndaluar sonte nga Policia e Kosovës si dhe janë marrë masa ndaj pronarëve të lokaleve.

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka njoftuar se këto dasma kanë qenë duke u mbajtur në tri lokacione të ndryshme, Gjakovë, Junik dhe Sllatinë.

Këto intervenime janë bërë pasi ministri Zemaj dha alarmin se do të ketë shtrëngim masash, nëse numri i të infektuarve vazhdon të shënojë rritje.

Njoftimi i plotë:

“Rikthimi i tubimeve të qytetarëve, edhe të dasmave tradicionale, lëndon rëndë disiplinën dhe rekomandimet për pengimin dhe luftimin e virusit Covid 19.

Dasmat, mund të bëhen burim i infeksionit dhe kjo është e palejueshme. Tri dasma janë ndërprerë dhe janë marrë masa edhe ndaj pronarëve të objekteve ku janë mbajtur ato, në Gjakovë, Junik dhe Sllatinë. Ndërsa, në lagjen Arbëria në Prishtinë, është mbyllur një lokal nate dhe po ashtu janë marrë masa edhe ndaj pronarëve të këtij lokali.

Prioritet yni mbetet shëndeti i qytetarëve, për këtë kemi sjell rregullore të cilat e mbrojnë shëndetin e qytetarëve.

Kushdo që bie ndesh me ligjin, do të ketë pasoja.

Dasmat dhe çdo tubim tjetër që mund të jetë burim i virusit Covid 19, do të pengohet dhe mbyllet në pajtim me rregulloren për pengimin dhe luftimin e virusit.

Ligji është shumë i qartë, duhet vetëm të zbatohet!”, përfundon njoftimi i Zemaj./Gazeta Sinjali/