image Policia ndalon veturën në Viti, 23-vjeçarit i gjendet marihuanë

Siguri

Policia ndalon veturën në Viti, 23-vjeçarit i gjendet marihuanë

news image

Policia në Gjilan ka njoftua se dje derisa ishin në një pikë kontrolli në fshatin Dobresh të komunës së Vitisë e kanë ndaluar një veturë. Sipas Policisë në veturë ishin shoferi dhe një pasagjer.

Gjatë kontrollit fizik, policia i ka gjetur pasagjerit F.S dy qese me marihuanë në peshë prej 15.09 gramë.

Pas intervistimit,  ndaj të dyshuarit  F. S, 23 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës është iniciuar rasti për veprën penale ,,Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge neni 269””, njofton tutje policia.

Me urdhër të prokurorit të rastit  i dyshuari është  dërguar në mbajtjeje për 48 orë. 

/GazetaSinjali/