image Policia ndalon veturën e 49-vjeçarit në Baks të Skenderajt, i gjejnë armë në bagazh

Siguri

Policia ndalon veturën e 49-vjeçarit në Baks të Skenderajt, i gjejnë armë në bagazh

news image

Pothuajse çdo ditë raportohen raste kur Policia e Kosovës has në personat që mbajnë armë pa leje, dukuri kjo që po e cenon sigurinë e qytetarëve të vendit. Një rast i tillë u zbulua mbrëmë në Skenderaj ku Policia konfiskoi një armë zjarri pa leje.

Sinjali mëson se kjo njësi e Policisë ndaloi një veturë, për kontroll policor, nën dyshimet për posedim të gjësendeve të kundërligjshme.

Burime nga Prokuroria thonë se gjatë kontrollimit të veturës dhe të të dyshuarit, zyrtarët policorë kanë gjetur dhe konfiskuan një armë pushkë gjuetie me 12 fishekë, për të cilën i dyshuari nuk posedonte leje për armë.

Të njëjtat burime thonë se i dyshuari është B.B., 49 vjeçar, ndaj të cilit është iniciuar rast për veprën penale ’Mbajtje në pronësi, kontroll dhe posedim i paautorizuar i armëve’’, thuhet në njoftimin e Policisë.

/GazetaSinjali/