image Policia ndalon shoferët e kamionëve që tentuan të futen ilegalisht në Kosovë, tregon se çfarë bartnin

Siguri

Policia ndalon shoferët e kamionëve që tentuan të futen ilegalisht në Kosovë, tregon se çfarë bartnin

news image

Gazeta Sinjali sot raportoi për katër kamionë të cilët kanë tentuar të futen në Kosovë përmes rrugëve ilegale, por që janë vërejtur nga policia në fshatin Vracevo të Leposaviqit.

Policia e Kosovës ka dalë me një njoftim publik lidhur me këtë rast, përmes të cilit ka bërë të ditur se janë ndaluar dy persona, të cilët kanë tentuar të kalojnë ilegalisht kufirin me kamionët e tyre të mbushur me mallra.

Dy nga kamionët të cilët policia ka arritur t’i përcjellë në terminalin doganor, policia njofton se kanë qenë të ngarkuar me perime, domate dhe speca.

“Pas ndalimit të tyre, njësiti policor gjatë kontrollit ka vërejtur se dy kamionët e ndaluar ishin të ngarkuar me mallra (perime), në sasi prej rreth 18.400 kg domate dhe rreth 710 kg speca”, thuhet në njoftimin e policisë.

Pas intervistimit personat e dyshuar, me urdhër të prokurorit kompetent, janë dërguar në mbajtje./Gazeta Sinjali/