image Katër kamionë tentojnë të futen ilegalisht në Kosovë

Siguri

Katër kamionë tentojnë të futen ilegalisht në Kosovë

news image

Policia kufitare e Kosovës gjatë patrullimit ka vërejtur katër kamionë, të cilët kanë tentuar ta kalojnë kufirin përmes rrugëve ilegale, raporton Gazeta Sinjali.

Burime të Gazetës Sinjali brenda kësaj njësie të policisë kanë bërë të ditur se kamionët janë hasur në fshatin Vracevo të Leposaviqit, mbrëmë rreth orës 20:30.

Sinjali mëson se policia ka arritur që dy prej këtyre kamionëve t’i përcjellë në terminalin doganor.

Me këtë rast është njoftuar edhe prokurori, i cili ka urdhëruar që të iniciohet rasti “Tentim i kalimit ilegal i kufirit”./Gazeta Sinjali/