image Policia ndal për kontroll një veturë në Prishtinë, shoferit i gjejnë tri qese me kokainë

Siguri

Policia ndal për kontroll një veturë në Prishtinë, shoferit i gjejnë tri qese me kokainë

news image

Përdorimi i substancave narkotike ka marrë përmasa shqetësuese në Kosovë. Ato po përdoren me të madhe, sidomos nga të rinjtë të cilët shpesh kapen në flagrancë nga Policia. Një rast i tillë është zbuluar edhe sot në Prishtinë, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali mëson se Policia ka ndalur për kontroll një veturë në rrugën “Ahmet Krasniqi”, ku gjatë kontrollit, të të dyshuarit, zyrtarët policorë ia kanë gjetur tri qese me kokainë.

Sasia e substancës që u gjet u konfiskua, ndërsa i dyshuari është shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, ndaj tij është iniciuar rasti ‘Posedim i paautorizuar i substancave narkotike, psikotrope ose analoge’.

/GazetaSinjali/