image Policia "Mos u afroni", familjarët "Kqyre çka bën shteti" - Pamje ekskluzive nga arrestimi në Gjakovë - Sinjali

Policia “Mos u afroni”, familjarët “Kqyre çka bën shteti” – Pamje ekskluzive nga arrestimi në Gjakovë

news image

Gazeta Sinjali raportoi sot se pas një ndeshje boksi në sallën e sporteve në Gjakovë ndodhi një përleshje ku u sulmuan gjyqtarët e policët nga Gasper Rrasi, babai i boksierit që humbi ndeshjen bashkë me dy djemtë e tij. Njëri nga djemtë e Rrasit derisa tentoi të ikë, dyshohet se një polic ia theu këmbën.

Pas lajmit të publikuar në Sinjali, një familjar i tyre ka dërguar pamje në adresë të redaksisë ku shihet se çka ndodhi kur u kap njëri nga të dyshuarit.

Në këto pamje shihet se i dyshuari nuk mund të ngritet në këmbë për shkak të frakturës së pësoi.

“Ti ki me honger i pari, se ke gju sprej. Ia ke thy këmbën. Zgidhe more njerin….”, dëgjohet një qytetar.

“Lëshojeni se është i bërë operacion. Kqyrja komtë qysh i ka. Hekja gunin prej aty”, bërtet një person tjetër.

/GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin