image Policia merr këto masa pas rrahjes së Molliqajt dhe Abazit

Kosovë

Policia merr këto masa pas rrahjes së Molliqajt dhe Abazit

news image

Policia e Kosovës është në proces të intervistimit të njërit prej personave të dyshuar për përfshirje në rrahje pas debatit të sontëm televiziv, ka bërë të ditur për Sinjalin, zëdhënësi i policisë së Kosovës, Daut Hoxha.

Në këtë përleshje fizike janë përfshirë kandidatët për deputetë nga Partia Socialdemokrate, Dardan Molliqaj dhe nga Lëvizja Vetëvendosje, Haki Abazi.

Mësohet se personi i shoqëruar në stacionin policor është, Haki Abazi.

Policia njofton se është duke i ndërmarr  të gjitha procedurat e nevojshme ligjore, në mënyrë që në konsultim me prokurorin kompetent të ndërmerren veprime të mëtutjeshme.

“Më datë 11.09.2019, rreth orës 22:55, Policia ka pranuar informatën lidhur me një incident në Fushë Kosovë, dhe njësitet e stacionit kompetent policor menjëhërë kanë dal në vendin e ngjarjes, ku aty kane takuar njërin nga personat e përfshirë i cili është në proces të intervistimit dhe tani janë duke ndërmarr të gjitha procedurat e nevojshme ligjore, në mënyrë që në konsultim me prokurorin kompetent të ndërmerren veprime të mëtutjeshme”, ka thënë për Sinjalin zëdhënësi i Policisë Daut Hoxha./ Sinjali/