image Policia me drita rotative parkon para kafenesë së policit në Gjakovë, për të qëndruar për 7 palë qejfe

Sinjalizime

Policia me drita rotative parkon para kafenesë së policit në Gjakovë, për të qëndruar për 7 palë qejfe

news image

Zyrtarët policorë kanë lëshuar dritat rotative të veturës zyrtare derisa po e parkonin atë para kafenesë “Casa” në Gjakovë, shkruan Gazeta Sinjali.

Një sinjalizues i cili ka qenë në vendin e ngjarjes ka dërguar video dhe fotografi në adresë të Gazetës Sinjali nga ky moment.

Sipas tij, kafeneja “Casa” është në pronësi të një polici dhe kolegët e tij qëndrojnë aty për shtatë palë qejfe me orë të tëra.

Sinjalizuesi i tha gazetës se zyrtarët që erdhën sot në kafene duke bërë “spektakël” qëndruan aty gati një orë e gjysmë.

Ai thotë se kjo kafene është “stacioni numër dy” i policëve që shërbejnë në këtë rajon./Gazeta Sinjali/