image Policia mbi ligjin/ Vetura zyrtare tejkalon në vijë të plotë

Siguri

Policia mbi ligjin/ Vetura zyrtare tejkalon në vijë të plotë

news image

Nuk janë të rralla rastet kur në Kosovë nuk respektohen rregullat e trafikut.

Sinjalizuesit e Gazetës Sinjali po vazhdojnë të raportojnë shkeljet e rregullave të komunikacionit.

Në mesin e shkelësve të këtyre rregullave, në shumë raste po dalin të jenë edhe vetë zyrtarët policorë, ata të cilët janë të thirrur të monitorojnë respektimin e tyre.

Një rast i tillë i shkeljes së këtyre rregullave, ka ndodhur sot në Dragash.

Një sinjalizues i Sinjalit ka dërguar pamje ku shihet se vetura e Policisë duke tejkaluar në vijë të plotë./Gazeta Sinjali/