image Policia kufitare kontroll me dron, kap në flagrancë të riun duke kaluar ilegalisht kufirin

Siguri

Policia kufitare kontroll me dron, kap në flagrancë të riun duke kaluar ilegalisht kufirin

news image

Kalimi i kufirit apo vijës kufitare të Republikës së Kosovës në cilindo vend përveç në kufirin apo vendkalimet e autorizuara kufitare, përbën vepër penale dhe dënohet me gjobë ose burgim. Të tilla raste nuk janë edhe të rralla, por shumë shpesh kapen nga Policia Kufitare, raporton Gazeta Sinjali.

Kështu ka ndodhur edhe mbrëmë, në fshatin Banjë, komuna e Zubin Potokut, ku gjatë patrullimit me dron, Njësia për Ndërhyrje të Shpejtë ka zbuluar se një person po bënte kalimin e kufirit ilegalisht.

Sinjalizuesi nga Veriu ka bërë me dije se pasi janë ngritur dyshimet edhe për kontrabandim të kafshëve pasi i dyshuari po bartte bagëti, i njëjti është ndaluar dhe është shoqëruar në stacion policor.

I njëjti është intervistuar nga hetuesit policorë dhe më pas ndaj tij është iniciuar rasti për veprën penale “Kalim i paautorizuar i vendkalimeve apo vijës kufitare:”.

/GazetaSinjali/