image Policia kontrollon një shtëpi në Prevallë, kap një 'mal' me armë e municion

Siguri

Policia kontrollon një shtëpi në Prevallë, kap një ‘mal’ me armë e municion

news image

Policia e Kosovës dje rreth orës 17:00 ka gjetur dhe ka konfiskuar armë dhe municion në Prevallë në shtëpinë e një personi, shkruan Gazeta Sinjali.

Lajmi është bërë i ditur në raportin 24-orësh të Policisë.

Të dyshuarit i janë gjetur: tre AK-47, një pushkë e gjatë, një pushkë gjuetie, 430 fishek, 8 gëzhoja, 8 karikator, 8 radiolidhje, një anti-plumb, një thikë dhe disa pajisje të ndryshme.

Rasti është cilësuar si “Import, eksport, furnizim, transportim, prodhim, këmbim, ndërmjetësim ose shitje e paautorizuar e armëve apo materialeve plasëse”.

/GazetaSinjali/