image Policia kontrollon një lokal në Viti, arrestohet një person për bixhoz

Siguri

Policia kontrollon një lokal në Viti, arrestohet një person për bixhoz

news image

Policia e Kosovës ka kryer një aksion në orët e para të së shtunës në Viti, nën dyshimet për organizim i skemave piramidale dhe bixhoz të paligjshëm, shkruan Gazeta Sinjali.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, tha për Sinjalin se në lokal janë hasur shtatë persona, të cilët janë intervistuar në cilësinë e dëshmitarëve.

Ai njoftoi se 50-vjeçari me inicialet A.A. është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit, është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Gjatë kontrollit të lokalit janë gjetur 1291 copë të çipave, 4 palë letra bixhozi dhe 955 euro.

/GazetaSinjali/