Policia e Kosovës ka mbajtur konferencë për media lidhur me një aksion, i cili ka rezultuar me konfiskimin e 91 kilogramëve marihuanë, raporton Gazeta Sinjali.
Drejtori i Drejtorisë për hetimin e trafikimit me narkotikë, Major Reshat Murseli, tha në konferencë se aksioni është koduar me emrin “Kamera”, teksa i njëjti aksion është zhvilluar pas hetimeve të ndërmarra disa muaj më parë, i koordinuar me Prokurorinë e Prizrenit dhe me Prokurorinë e Prishtinës.
“Policia e Kosovës pas hetimeve për disa muaj mbrëmë rreth 08:20 ka mndërmarrë një operacion në Konushevc të Podujevës. Hetuesit policorë fillimisht kanë monitoruar lëvizjet e të dyshuarve me makina, më pas është ndaluar një veturë që dyshohet se ka narkotikë, më pas të dyshuarit e kanë rritur intensitetin e lëvizjes së veturës duke i kanosur dhe rrezikuar policët. Vetura me targa të huaja, shoferi ka ikur në drejtim të panjohur. Policia ka gjetur dhe konfiskuar 34 paketime me marihuanë me peshë prej 91 kg ” tha drejtori i Drejtorisë së Narkotikëve, Major Reshat Murseli.