image Policia i konfiskon ‘arsenal’ armësh personit në Suharekë që dilte në treg për t’i shitur

Kosovë

Siguri/ Policia i konfiskon ‘arsenal’ armësh personit në Suharekë që dilte në treg për t’i shitur

news image

Duket e çuditshme, por një 36-vjeçar në Suharekë, ishte duke shitur armë të ftoftë në tregun e gjelbër të kësaj komune.

Policia e Kosovës ka njoftuar se personi në fjalë është intervistuar dhe rasti i tij është duke u hetuar më tutje.

Në njoftim bëhet e ditur se personi në fjalë i janë konfiskuar 6 elektroshokë, 47 thika, 16 boksa të metalit, 6 pajisje për mirëmbajtje të armëve si dhe pjesë të tjera të armëve.

Njoftimi i plotë i Policisë së Kosovës:

​Sektori i hetimeve në Stacionin Policor në Suharekë, pas pranimit të një informacioni se në tregun e gjelbër janë duke u shitur pajisje dhe gjësende të palejuara, gjatë një aktiviteti të realizuar së bashku me inspektorët komunalë dhe me njoftimin e prokurorit kujdestar, ka gjetur dhe ka sekuestruar:

• 5 shufra të metalit,

• 6 elektroshokë,

• 14 pako municion të pushkëve ajrore,

• 1 dylbi (të armës së zjarrit),

• 47 thika

• 16 boksa të metalit

• 6 pajisje për mirëmbajtje të armëve,

• 4 këllëf për shufër,

• 27 këllëf të armës,

• 7 këllëf për municion të pushkës së gjuetisë.

​I dyshimti F. H. i lindur në vitin 1983, i cili ishte në posedim të këtyre pajisjeve, është proceduar në mënyrë të rregullt sipas urdhrit të prokurorit dhe me rastin po merren hetimet e Stacionit Policor në Suharekë.