image Policia konfiskon arsenal armësh e municion në fshatin Drobesh të Vitisë

Siguri

Policia konfiskon arsenal armësh e municion në fshatin Drobesh të Vitisë

news image

Policia e Kosovës, gjatë ditës së sotme ka konfiskuar arsenal armësh në Drobesh të Vitisë, shkruan Gazeta Sinjali.

Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë në Gjilan, tha për Sinjalin se sot nga ora 15:10, policia e Kosovës stacionit policor në Viti, në bazë të urdhër kontrollit të lëshuar nga Gjykata kompetente për krime të rënda në Gjilan,  ka realizuar kontrolle të shtëpisë dhe lokaleve përcjellëse në dy lokacione të ndara në fshatin Drobesh, tek personat A.I. (1947) dhe B. I (1955), me ç’rast gjatë kontrollit janë gjetur dhe konfiskuar arsenal armësh.

Te i dyshuari A.I. Pushkë automatike AK-47 me mbështetëse metali, pushkë automatike AK-47 me mbështetëse druri, 4 karikatorë të PA, 34 fishekë të PA -AK47.

Ndërsa tek i dyshuari B.I. janë konfiskuar një pushkë automatikeTompson, një pushkë përsëritëse karabin  11P, 2 karikatorë dhe bajoneta të pushkës.

“Palët janë intervistuar në bazë të procedurave ligjore, me urdhër të prokurorit rasti procedohet në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e Policisë.

/Gazeta Sinjali/