Gazeta Sinjali raportoi pak më parë për një aksident trafiku ku dyshohej se një person ka humbur jetën.
Mirëpo zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci e ka konfirmuar për Sinjalin se një person ka vdekur dhe katër të tjerë janë lënduar.
“Rreth orës 07:30, është raportuar për një aksident trafiku të ndodhur në fshatin Palaj të komunës së Obiliqit. Nga informatat e para bëhet e ditur se në aksident janë përfshirë një autobus dhe një veturë. Një person ka humbur jetën ndërkaq katër persona po vazhdojnë të marrin trajtimin mjekësor për shkak të lëndimeve të marra nga aksidenti. Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij aksidenti“, ka thënë ai.