image Policia konfirmon se Agim Ademi u dërgua në mbajtje

Siguri

Policia konfirmon se Agim Ademi u dërgua në mbajtje

news image

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, është dërguar në mbajtje pasi u arrestua nën dyshimet për sulm fizik ndaj një zyrtari të institucionit të cilin e udhëheqë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila tha se dje është intervistuar pala ankuese, raporton Gazeta Sinjali.

“Dje rreth orës 14:00, kemi pranuar informatën për një rast sulmi, i cili ka ndodhë në zyrat e FFK-së. Lidhur me këtë rast aktualisht në stacion policor është intervistuar pala ankuese”, tha Ahmeti për Sinjalin.

“Në koordinim me prokurorin e shtetit, rasti është iniciuar sulm dhe personi i dyshuar është dërguar në mbajtje”, tha tutje ajo.

Raportohet se Ademi dyshohet se e ka sulmuar zyrtarin Artan Govori, pas një fjalosjeje me të duke e akuzuar se është mbështetës i kundërshtarit të tij në zgjedhjet për president të FFK-së, Gramoz Vokrri.

/GazetaSinjali/