image Policia konfirmon raportimin e Sinjalit për vrasjen në Gushtericë – Jep detaje tjera

Siguri

Policia konfirmon raportimin e Sinjalit për vrasjen në Gushtericë – Jep detaje tjera

news image

Gazeta Sinjali raportoi pak më parë për disa të shtëna me armë zjarri që kanë ndodhur në fshatin Gushtericë të Graçanicës, ku një person ka mbetur i vdekur.

Burimet e Gazetës Sinjali kanë bërë të ditur se dyshohet që viktima është qëlluar për vdekje nga vëllai i tij.

Siç mëson Sinjali, i dyshuari është zyrtar i Policisë së Kosovës.

Rastin e kanë konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës. Flora Ahmeti zëdhënëse e rajonit të Policisë për Prishtinën, ka thënë për Sinjalin se rasti ka ndodhur rreth orës 15:00.

Policia thotë se rasti është duke u hetuar.

“Sot rreth orës 15:00, kemi pranuar informatën për të shtëna me armë zjarri, në fshatin Gushtericë e Poshtme të Graqanicës. Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore, të cilat kanë hasë në një person pa shenja jete”, tha Ahmeti.

Tutje ajo tha se vdekjen e viktimës (mashkull) e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje si dhe zyrtari policor i dyshuar është arrestuar.

“Personi i dyshuar ( zyrtar policor) është arrestuar ndërkohë që aktualisht hetuesit policor në bashkëpunim me IPK-në, kanë nisur një hetim për sqarimin e të gjitha rrethanave që lidhen me rastin”, ka thënë Ahmeti.

/GazetaSinjali/