image Ky është motivi që solli ngatërresën mes vëllezërve në fshatin Gushtericë, ku për pasojë vëllai vrau vëllain

Siguri

Ky është motivi që solli ngatërresën mes vëllezërve në fshatin Gushtericë, ku për pasojë vëllai vrau vëllain

news image

Sot një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Gushtericë të Graçanicës, ku një person ka mbetur i vdekur pasi dyshohet se u qëllua me armë zjarri nga vëllai i tij.

Burimet e Gazetës Sinjali kanë bërë të ditur se motivi i vrasjes dyshohet të ketë qenë një ngatërresë lidhur me pronë.

Siç mëson Sinjali, i dyshuari është zyrtar policor në njësinë që merret me sigurinë e objekteve të trashëgimisë kulturore e fetare.

Sinjali ka kontaktuar edhe me Policinë e Kosovës dhe është në pritje të konfirmimit zyrtar.

/GazetaSinjali/