Gazeta Sinjali pak më parë raportoi se një person ka humbur jetën, si pasojë e një aksidenti të rëndë, i cili ka ndodhur në rrugën Skenderaj – Mitrovicë, saktësisht në fshatin Lushtë.
Rastin për Sinjalin e kanë konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës – Rajoni Mitrovicë.
Siç bëjnë të ditur Policia, i ndjeri është një 66-vjeçar, me inicialet D.O., ndërsa i lënduari po trajtohet në Spitalin Rajonal të Mitrovicës së Jugut.
“Në segmentin rrugor Skënderaj – Mitrovicë, në fshatin Lushtë, sot rreth orës 13:50 është raportuar për një aksident trafiku, ku si pasojë e lëndimeve një person D.O., 66-vjeçar e ka humbur jetën dhe një tjetër ka pësuar lëndime dhe është duke u trajtuar në Spitalin Rajonal në Mitrovicën e Jugut“, ka njoftuar zëdhënësja e Policisë Rajonale të Mitrovicës, Fexhrije Pllana.
Vetura, shoferi i së cilës humbi jetën, është përplasur me një autobus i cili bartte punëtorë të Feronikelit.