image E rëndë: Vdes shoferi i veturës që u përplas me autobusin në rrugën Mitrovicë - Skënderaj (VIDEO)

Siguri

E rëndë: Vdes shoferi i veturës që u përplas me autobusin në rrugën Mitrovicë – Skënderaj (VIDEO)

news image

Një aksident me fatalitet ka ndodhur sot pasdite, në magjistralen Mitrovicë-Skënderaj.

Gazeta Sinjali mëson se nga ky aksident i rëndë, ngeli i vdekur një 66-vjeçar, i cili ishte shofer i veturës së përfshirë në aksident.

Vetura, shoferi i së cilës humbi jetën, është përplasur me një autobus i cili bartte punëtorë të Feronikelit.

Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

Sinjali ka provuar të kontaktojë me Policinë e Kosovës për të marrë më shumë detaje, por që deri tash nuk ka marrë përgjigje.

/GazetaSinjali/