image Policia kërkon të dyshuarin deri sa mbeti pa karburant

Botë

Botë/ Policia kërkon të dyshuarin deri sa mbeti pa karburant

news image

Policia u vu në ndjekje të një personi që kishte përndjekur një grua, edhe pse kishte marrë urdhër nga gjykata që të mos i afrohej.

Por 29-vjeçari Rajan Keneth Uot, në SHBA, hyri brenda një labirinti të krijuar në një fushë me misër. Policët e rrethuan labirintin dhe kërkuan ndihmën e një helikopteri.

Policët ishin të sigurt se shkelësi i ligjit nuk kishte ku të shkonte më, por pas nja dy orësh përpjekjesh nëpër labirint, ata nisën të humbin shpresat dhe helikopterit nisi t’i mbarojë karburanti.

Disa nga policët nisën të heqin dorë e të largohen. Por për fatin e keq të agresorit, njëri prej policëve, teksa po largohej i mërzitur, vuri re një kotec pulash pranë labirintit. Ai mendoi të hedhë një sy brenda dhe zbuloi se 29-vjeçari kishte qenë gjithë kohën i fshehur aty./Gazeta Sinjali/