image Policia kërkon ndihmën tuaj për ta gjetur 24-vjeçarin nga Lipjani

Kosovë

Thirrje/ Policia kërkon ndihmën tuaj për ta gjetur 24-vjeçarin nga Lipjani

news image

Shqipdon Alija nga Gadimja e Lipjanit është zhdukur që nga 14 tetori.

Përmes një komunikate, Policia kërkon ndihmë nga qytetarët për ta gjetur 24-vjeçarin, shkruan Gazeta Sinjali.

Policia kërkon që të gjithë ata që e shohin apo dinë diçka mbi vendndodhjen e Shqipdonit ta kontaktojnë Policinë në linjën emergjente 192, apo në numrin 080019999.

Njësitet policore të hetimeve, kërkimeve si dhe patrullat në koordinim me prokurorinë kanë ndërmarrë disa veprime për t’i rënë në gjurmë Shqipdonit, por ende nuk kanë arritur ta gjejnë.

“Që nga dita e raportimit deri më tani, njësitet policore te hetimeve, kërkimeve si dhe patrullat në koordinim me prokurorinë përkatëse dhe në bashkëpunim të ngushtë me familjarët, kanë ndërmarrë një varg veprimesh si : o intervistime të personave që mund të ndihmojnë në gjetjen e vendndodhjes së personit, o kontrollimi i hyrje- daljeve, në të gjitha pikat kufitare, o kërkime në zona që personi kishte frekuentuar zakonisht (ambiente të mbyllura dhe të hapura përfshirë edhe vendet ku personi kishte punuar), o analizimi i video incizimeve të zonave të ndryshme, o analizimi dhe hetimi i çdo lloj informacioni që lidhet me personin, etj”, thuhet në komunikatën e Policisë.

Hetimet dhe kërkimet për gjetjen e 24-vjeçarit do të vazhdojnë edhe më tej. /Gazeta Sinjali/