image Policia kërkon bashkëpunim për ta kapur të dyshuarin që shkaktoi aksident me fatalitet (FOTO)

Siguri

Policia kërkon bashkëpunim për ta kapur të dyshuarin që shkaktoi aksident me fatalitet (FOTO)

news image

Policia e Kosovës po kërkon ndihmë për arrestimin e 31-vjeçarit, Naser Demiri, i cili dyshohet për veprën “Aksident trafiku me fatalitet”.

Përmes kësaj kërkese për bashkëpunim, Policia kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.

May be an image of 1 person
May be an image of 1 person and text

Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës: 192 (pa pagesë) – 038-5080-7095 Drejtoria Rajonale Gjilan.

/GazetaSinjali/