image Policia kapë një person në Vushtrri, i gjejnë aparate të lojërave të fatit

Siguri

Policia kapë një person në Vushtrri, i gjejnë aparate të lojërave të fatit

news image

Mbrëmjen e djeshme rreth orës 21:30, Policia ka arrestuar një person në Vushtrri, shkruan Gazeta Sinjali.

Siç ka bërë të ditur Policia gjatë kontrollit në lokalin e tij në Vushtrri, janë gjetur dhe sekuestruar gjashtë aparate të lojërave të fatit, dy monitorë dhe një shtëpizë me tastierë.

Pas intervistimit me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

“Rr. 7 Shtatori, Vushtrri 13.05.2022-21:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që gjatë kontrollit në lokalin e tij i janë gjetur dhe sekuestruar: gjashtë aparate të lojërave të fatit, dy monitor dhe një shtëpizë me tastierë. Pas intervistimit me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e Policisë.

/GazetaSinjali/