image Policia kap shoferin e "BMW-së" që shqetësonte qytetarët

Siguri

Policia kap shoferin e “BMW-së” që shqetësonte qytetarët

news image

Policia e Kosovës ka ndaluar të enjten shoferin e veturës së tipit “BMW”, Refki Hajzeri, që tash e disa javë po shqetëson banorët me vozitjen e tij dhe muzikën me zë të lartë.

Në një video të publikuar nga Klan Kosova, shihet shoferi i “BMW” së gjelbër teksa gjobitet nga zyrtarët policorë.

Ndaj Hajzerit ka pasur ankesa të shumta për shkak të shqetësimit të banorëve të kryeqytetit, kryesisht të lagjes Mati.

Gjithashtu, në vazhdimësi janë publikuar video të veturës në fjalë, e cila endet rrugëve me muzikë me zë tejet të lartë.

/GazetaSinjali/