Një 46 vjeçar nga Mitrovica është arrestuar nga Policia e Kosovës nën dyshimin se ka transportuar municion.
Arrestimi i L.F. është bërë dje në orën 17:20, ku policia e Mitrovicës gjatë kontrollit të veturës së tij ka gjetur dhe sekuestruar 1200 fishekë të armës së gjuetisë, raporton Gazeta Sinjali.
I dyshuari është shoqëruar për në stacionin policor dhe me urdhër të gjykatës është kryer bastisjen në shtëpinë e tij, ku aty janë gjetur një pistoletë Bereta, një karikator dhe 10 fishekë 9mm.
Ndaj tij është iniciuar rasti për ‘import, eksport, furnizim, transport, prodhim, këmbim, ndërmjetësim ose shitje e paautorizuar e armëve apo materialeve plasëse’, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.