image Policia kap në flagrancë me marihuanë një person në Ferizaj

Siguri

Policia kap në flagrancë me marihuanë një person në Ferizaj

news image

Përdorimi i substancave narkotike ka marrë përmasa shqetësuese në Kosovë. Ato po përdoren me të madhe, sidomos nga të rinjtë të cilët shpesh kapen në flagrancë nga Policia. Një rast i tillë ka ndodhur së fundi edhe në Ferizaj, raporton Sinjali.

Sinjali mëson se një patrullë e Policisë ka ndaluar një person të dyshuar në rrugën “Ahmet Kiçku” në qytetin e Ferizajt. Gjatë kontrollit të të dyshuarit, është gjetur një substancë narkotike, e cila dyshohet të jetë e llojit marihuanë.

Substanca narkotike është konfiskuar, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe është shoqëruar në Stacion Policor në Ferizaj për intervistim.

Me urdhër të Prokurorit rasti ndaj të dyshuarit është iniciuar si ‘Posedim i paautorizuar i substancave narkotike, psikotrope ose analoge’.

/GazetaSinjali/