image Policia kap në flagrancë me marihuanë një person në Ferizaj

Siguri

Policia kap në flagrancë me marihuanë një person në Ferizaj

news image

Përdorimi i substancave narkotike ka marrë përmasa shqetësuese në Kosovë. Ato po përdoren me të madhe, sidomos nga të rinjtë të cilët shpesh kapen në flagrancë nga Policia. Një rast i tillë ka ndodhur së fundi edhe në Ferizaj, raporton Sinjali.

Sinjali mëson se njësia patrulluese e Policisë, derisa ishte duke patrulluar në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Ferizaj, ka ndalur një automjet ku ndodheshin dy persona.

Gjatë kontrollimit të pasagjerit, Policia ka gjetur një cigare e cila ishte e mbështjellë më substancë narkotike e llojit marihuanë.

Substanca është konfiskuar dhe i dyshuari është shoqëruar nga Policia në stacionin policor, ku gjatë intervistimit i dyshuari ka pranuar që substanca i përket atij.

Me urdhër të Prokurorit rasti ndaj të dyshuarit është iniciuar si ‘Posedim i paautorizuar i substancave narkotike, psikotrope ose analoge’.

/GazetaSinjali/