image Policia kap me 1.5 kg marihuanë katër persona në Pejë

Siguri

Policia kap me 1.5 kg marihuanë katër persona në Pejë

news image

Katër persona kanë rënë në prangat e Policisë së Kosovës mbrëmë në Pejë, shkruan Gazeta Sinjali.

Gazeta Sinjali mëson se ata janë kapur me 1.5 kg substancë narkotike, e cila dyshohet se është e llojit marihuanë.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi.

“Janë ndalu katër persona me urdhër të prokurorit. Dy prej të cilëve dyshohen për shitblerje, ndërsa dy persona të tjerë dyshohen për posedim. Njëkohësisht të njëjtëve u janë konfiskuar narkotikë në sasi 1.5 kg, e cila dyshohet të jetë e llojit marihuanë”, tha Nikçi./Gazeta Sinjali/