Lufta me narkotikët dhe përdoruesit e saj, sa vjen e bëhet më e vështirë dhe sfiduese, shkruan Gazeta Sinjali.
Gazeta Sinjali mëson se vetëm gjatë ditës së djeshme janë shënuar dy raste të narkotikëve në Prishtinë dhe Fushë Kosovë.
Siç bëjnë të ditur burime të Gazetës Sinjali, njëri rast kishte ndodhur pas mesnatës në rrugën “Nëna Terezë” në Fushë Kosovë, rreth orës 03:30, ku gjatë kontrollit tek i dyshuari janë gjetur dhe konfiskuar 7 qese me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë.
Ndërsa rasti tjetër ka ndodhur në rrugën “Ilir Konushevci” në Prishtinë, ku gjatë kontrollit të veturës së një të dyshuari i është gjetur dhe konfiskuar një sasi e substancës së dyshuar narkotike, të llojit marihuanë.
Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë të ditur se i dyshuari është arrestuar dhe hetimet lidhur me rastin po vazhdojnë./GazetaSinjali/