image Policia kap 61-vjeçarin që po kërkohej për vjedhje të rëndë në Prizren

Siguri

Policia kap 61-vjeçarin që po kërkohej për vjedhje të rëndë në Prizren

news image

Policia në Prizren ka njoftuar se sot në orët e para të mëngjesit ka arrestuar 61-vjeçarin P.P, i cili po kërkohej nga Gjykata. Ai ishte i dënuar për veprat penale “Vjedhje” dhe “Vjedhje e Rëndë”, raporton Sinjali.

Sipas policisë, pas arrestimit, i dyshuari është dërguar në vuajtje të dënimit.

“Pas arrestimit dhe përfundimit të procedurave policore, sipas urdhëresës së gjykatës, i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit në kohëzgjatje prej (një ) 1 viti burgim” thuhet në njoftimin e policisë.

Ndryshe, në 24 orët e fundit janë arrestuar 41 persona në Kosovë.

/GazetaSinjali/