image Policia jep detaje të reja për vdekjen e 24-vjeçarit në Prevallë

Siguri

Policia jep detaje të reja për vdekjen e 24-vjeçarit në Prevallë

news image

Gazeta Sinjali mbrëmë ka raportuar se një person ka vdekur, pasi që kishte rënë në një humnerë në zonën e Prevallës.

Lidhur me rastin Policia e Kosovës ka shtuar detaje të reja, ku raportohet se viktima ishte duke ecur në një shteg malor, ku mëpas ka rrëshqitur dhe ka rënë në një humnerë.

Si pasojë e kësaj 24-vjeçari ka mbetur pa shenja jete.

Ndërkohë, vdekjen e viktimës e ka konstatuar edhe ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.

Ndërkaq, me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion./GazetaSinjali/