image Rrëshqitje e gurëve, mbyllet rruga Prizren-Prevallë

Siguri

Rrëshqitje e gurëve, mbyllet rruga Prizren-Prevallë

news image

Rruga Prizren-Prevallë është mbyllur sot si pasojë e rrëshqitjes së gurëve në atë pjesë, siç ka ndodhur shumë herë të tjera.

Qarkullimi i automjeteve është i pamundur, teksa tashmë janë publikuar edhe pamje ku shihen qytetarë, si dhe zyrtarë policorë.

Akoma nuk dihet nëse ka të lënduar, por sipas fotografive shihet se një veturë ka pësuar dëme, transmeton Sinjali.

/GazetaSinjali/