Pas incidentit në komunat veriore të vendit në Zubin Potok e Zveçan, policia ka dhënë detaje të reja, shkruan Gazeta Sinjali.
Sipas policisë, zjarri ka përfshirë ambientet përdhesë të ndërtesës dhe ekziston dyshimi se ka prekur ambientet e qendrës së Ministrisë së Brendshme të Kosovës dhe Biblotekën e Shtëpisë së Kulturës.
Njoftimi i plotë:
Me datë, 25.09.202, rreth orës 01:05, u pranua informacioni se kishte ndodhur ZJARR në ndërtesën e Kuvendit Komunal të Zubin Potokut.
Informacioni në lidhje me këtë incident u pranua nga personeli i sigurisë së ndërtesës
Komuna Z. Potok pas mesnate rreth orës 01:00. Patrullat e policisë mbërritën menjëherë në vendngjarje, dhe të gjitha njësitë përkatëse, si dhe zjarrfikësit nga Z. Potoku.
Sipas informacioneve të para, supozohet se zjarri ka përfshirë ambientet përdhese të ndërtesës dhe ekziston dyshimi se ka prekur ambientet e qendrës së Ministrisë së Brendshme të Kosovës dhe Bibliotekën e Shtëpisë së Kulturës.
Zjarri u lokalizua rreth orës 02:00, dhe të gjitha njësitë përkatëse të Policisë së Kosovës ishin të pranishme në vend, si dhe Njësia Rajonale e Hetimit – Mitrovicë – Veri. Ne vend ngjarje doli Inspektori i Zjarrit (PPZ), per gjithçka që ndodhi u njoftua edhe Prokurori kujdestar.
Hetimet lidhur me rastin janë duke vazhduar./GazetaSinjali/