Gazeta Sinjali raportoi më parë për një vetëvrasje në Prishtinë që ka ndodhur rreth orës 13:50.
E për këtë kanë dhënë detaje edhe nga policia e Kosovës.
Zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka thënë se një person pa shenje jete është gjetur sot në rrugën “Lec Gradica”.
Sipas Ahmetit, në vendngjarje ka dalë policia dhe mjeku i cili ka konstatuar vdekjen e tij.
Trupi i pajetë i viktimës, që është mashkull 50-vjeçar, është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
“Sot rreth orës 14:00 është raportuar për një trup të pajetë, në një shtëpi në rrugën “Lec Gradica” në Prishtinë Me të marrë informatën policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka filluar menjëherë me ndërmarrjen e veprimeve hetimore me synim sqarimin e rrethanave të rastit. Mbështetur në të dhënat fillestare të këqyrjes së vendit të ngjarjes përkundër që ka elemente që sugjerojnë për një vetëvrasje të mundshme, policia me kujdes të shtuar po heton këtë rast dhe po ndërmerr të gjitha veprimet e duhura hetimore dhe ato forenzike – të ekzaminimit që do t’i ndihmonin hetimit të ngjarjes dhe sqarimit e ndriçimit të plotë të rastit. Trupi i pajetë i viktimës (mashkull) 50 vjeç, është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore”, ka thënë Ahmeti për Sinjalin.